Në prag të zgjedhjeve të mes mandatit (nesër), demokratët ruajnë epërsinë e tyre ndaj republikanëve në sondazhin e fundit të përgjithshëm të kryer nga gjiganti televiziv amerikan CNN për rinovimin e Kongresit.
Sipas CNN, sondazhi është 55% me 42%, një marzh që reflekton atë që u tha në fillim të tetorit ose thuajse në fillim të shtatorit.
Presidenti Donald Trump kërkon që republikanët e tij të mbajnë shumicën e tyre në të dy dhomat e Kongresit, ndërsa demokratët po përpiqen të thyejnë monopolin.
Analistët politikë dhe rezultatet e sondazheve të opinionit u japin demokratëve një shans më të mirë për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve sesa në Senat. Votuesit të martën do të zgjedhin se kush do t’i mbushë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit.
Presidenti Trump bën të hënën fushatë në Ohajo, Indiana dhe Misuri. Para se të udhëtonte të dielën për fushatë në Xhorxhia dhe Tenesi, presidenti Trump shprehu optimizëm për perspektivat e partisë së tij.
“Mendoj se ne do të dalim mirë në Dhomën e Përfaqësuesve, por siç e dini, fokusi im kryesor ka qenë Senati dhe mendoj se përpjekjet tona do të japin rezultate të mira në zgjedhjet për në Senat,” tha ai.
Donal Trump tha në një tubim në Xhorxhia se votuesit duhet të vendosin nëse do të ndërtojnë mbi atë që ai e quajti “begatinë e jashtëzakonshme që ne kemi krijuar” ose do të lejojmë demokratët t’i japin një goditje shkatërruese ekonomisë për të ardhmen tonë”.
Ndërkohë, ish-Presidenti Barack Obama bëri fushatë të dielën në mbështetje të Senatorit demokrat Joe Donnelly në Indiana, duke u thënë zgjedhësve se ishte administrata e tij që filloi rimëkëmbjen ekonomike pas recesionit të rëndë që goditi vendin në vitin 2008.
Barak Obama akuzoi Kongresin e kontrolluar nga republikanët për përpjekje për të anuluar politikat e tij dhe për ndaljen e progresit të bërë gjatë tetë viteve të tij në detyrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.