Politike

Zgjedhjet e 4 gushtit/ PD mbështet zyrtarisht Petro Gjikurinë, Flamur Noka fillon fushatën: Është biri i Himarës, votoni kundër plaçkitjes

Partia Demokratike nuk doli me një njoftim zyrtar nëse do të mbështeste kandidatin e propozuar zyrtarisht nga PBDNJ, Petro Gjikuria.

Por në kohen kur janë regjistruar në KQZ si subjekte politike për zgjedhjet e 4 gushtit, PD ka bërë lëvizjen e parë zyrtare, duke mbështetur publikisht kandidatin e propozuar nga PBDNJ dhe ‘Omonia’ Petro Gjikuria, i cili pak ditë më parë mori “bekimin” edhe të Fredi Belerit.

PD njoftoi se, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndodhen në Himarë ku kanë zhvilluar takime me qytetarët në këtë zonë në mbështetje të kandidatit të opozitës Petro Gjikuria, për kryetar bashkie.

Gjatë takimeve me banorët, Noka dhe Gjekmarkaj janë shprehur se, “Gjikuria është biri i kësaj zone”.

‘Në Himarë me kandidatin Petro Gjikuria. Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës.

Petro është biri juaj dhe ai përfaqëson vlerat më të mira tuajat.

Ai do qeverisë Himarën me ju dhe për ju”, është shprehur gjatë takimeve Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë