Pas shefes së Infektivit, Najada Çomo mësohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar që të jetë pjesë e listës së deputetëve të PS-së, edhe inxhinieren Luljeta Bozo.
Konfirmimi zyrtar i inxhinieres Luljeta Bozo u bë gjatë prezantimit të kandidatëve të programit për Rindërtimin të PS nga Rama.
Luljeta Bozo ka qenë një nga figurat më kryesore kur vendi ynë u përball me tërmetin e 26 nëntorit.
Bozo ka 52 vjet aktivitet pedagogjik në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universitetin Epoka dhe Universitetin POLIS dhe sot është një nga emrat më të vlerësuar akademikë.
Në vitin 2001 ajo e vlerësua nga Universiteti i Biografive në Cambridge si gruaja ndërkombëtare e vitit, si një nga gratë shkencëtare më të mira.
Ajo ka shkruar 35 tekste mësimore dhe ka mbrojtur tituj të shumtë e grada shkencore.
Të enjten, Rama prezantoi Najada Çomon, e ndërsa njoftoi se listën e PS-së në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.