Politike

Zgjedhjet e 11 Majit / Rama prezanton Erion Braçen në njësinë 5 në Tiranë para strukturave të PS

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama prezantoi mbrëmjen e kësaj të hëne në ambientet e Art Turbinës para strukturave të Partisë Socialiste, deputetin Erion Braçe, si përgjegjës për njesinë numër 5 në Tiranë rreth 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në takim, përpos Braçes dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, në takim morën pjesë edhe dy ministret, Delina Ibrahimaj dhe Ogerta Manastirliu, të dyja të deleguara po ashtu në Tiranë për fushatën e zgjedhjeve.

Pas largimit nga Divjaka, Erion Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike.

Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi.

Në fokus të mbledhjes ishte angazhimi maksimal i strukturave të PS për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Tirana është qarku që prodhon më shumë mandate, konkretisht 37.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë