Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik për të raportuar dhe diskutuar mbi procesin e votës së diasporës.
Shefi i mazhorancës u ka kërkuar atyre që të angazhohen maksimalisht në këto 9 ditë të fundit për të regjistruar emigrantët sidomos në bashkitë ku objektivat nuk janë plotësuar.
Procesi i regjistrimit të emigrantëve përfundon më 4 mars. Deri më tani në faqen e KQZ janë bërë mbi 190 mijë kërkesa për regjistrim dhe janë pranuar më shumë se 150 mijë prej tyre.
Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




