Nga Gazeta ‘Si’– Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës.
Sipas Doshit, PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 majit.
Në parlamentin aktual PSD ka tre deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet. Në zgjedhjet lokale të fundit, Partia Social Demokrate rezultoi forca e parë në rang qarku, duke marrë numrin më të madh të këshilltarëve në pesë bashkitë e qarkut.
Ndërsa, bashkë me votat e PSD-së, socialistët arritën për herë të parë të marrin edhe Bashkinë e Shkodrës, e cila ishte një bastion i djathtë për 30 vite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




