Me një vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar këtë të mërkurë një fond shtesë për buxhetin e vitit 2025, që do të shkojë në arkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të përdoret për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
KQZ-së në buxhetin e miratuar për vitin 2025 i shtohet fondi prej 2.500.000.000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Fondi i alokuar nga qeveria do të ndahet si më poshtë:
– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;
– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”, ndërsa Ministria e Financave dhe KQZ janë ngarkuar për zbatimin e vendimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.