Politike

Zgjedhjet e 11 Majit, 3 ‘skenarët’ e votimit elektronik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka vendosur në tavolinë forcave politike tre skenarë për votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Pas njohjes me këto 3 opsione, partitë do të nisin negociatat për arritur në një vendim final se ku do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

“Skenari 1”, me propozim të KQZ parashikon votim elektronik në Njësinë Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

“Skenari 2”, parashikon votim dhe numërim elektronik në njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.

Skenari i 3-të”, parashikon aplikimin e teknologjisë në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.

Për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik u implementua në zgjedhjet e vitit 2021, në njësinë 10 në kryeqytet. Në vitin 2023, u zgjerua në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë