Futboll

Zgjedhjet ‘copëtojnë’ javën e 11 në futbollin shqiptar

Nga Gazeta Si – Dy kampionate, një raund dhe 11 ndeshje në 3 ditë. Ky është rezultati i “përplasjes” së fundjavës mes politikës dhe futbollit.

Gjithçka fillon sot në orën 14:00 mes Burrelit dhe Pogradecit në Kategorinë e Parë. Vendasit janë 5 pikë pas miqve dhe objektiv është mbyllja e distancës në klasifikim.

60’ pas kësaj ndeshjeje, Bylis pret Flamurtarin me një diferencë prej 7 pikësh mes tyre. Vendasit duan fitoren e 3 rradhazi përballë kuqezinjve në krizë të kthyer te humbjet.

Të shtunën zhvillohen 6 ndeshje – 5 prej tyre në orën 14:00 dhe sipari ulet në “Loro Boriçi” ku Vllaznia pret Dinamo City-n.

Kuqeblutë kanë 2 pikë më shumë se blutë kryeqytetas por në të tilla sfida, diferencat bien të besuarit e Ilir Dajës nuk e fshehin objektivin – Titull.

Në mesditë, Tirana dhe Vora luajnë në një derbi të shtuar në Qark. Bardheblutë në krizë të plotë kërkojnë dëshpërimisht përmbysjen e kësaj situate.

Objektiv që e ka marrë përsipër traineri i 3 në 11 javë. Nuhiu është përpara një misioni të pamundur përballë miqve që janë shfaqur tej parashikimeve.

Ndërsa nga Kategoria e Parë zhvillohen 4 ndeshje ku fokusi do të jetë tek Besa-Laçi.

Verdhezinjtë e Duros, kanë lënë fundin e ftohtë dhe duan fitoren e 3 rradhazi duke përfituar dhe nga ndryshimi në stolin e miqve që vijnë me 11 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Tre ndeshjet e fundit të raundit të 11 (në të dy kategoritë) zhvillohen të dielën. Sipari ngrihet në Fier ku Skënderbeu shkon për fitoren e dytë rradhazi pas ndalesës në Fushë Krujë.

Vendasit atje kanë gjysmën e pikëve të “ujqërve të dëborës”. Në orën 17:00 Teuta pret Partizanin ndërsa AF Elbasani do provojë të qëndrojë përpara kampionëve, aty ku është edhe tani.

Ndërsa në Durrës, miqtë e Kërnajës duan fitoren e parë pas 3 ndeshjeve ku morën dy pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë