Politike

Zgjedhjet 2025, Celibashi letër Kuvendit: Gjeni mundësinë të votojnë edhe 20 mijë votues

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, njoftoi se i janë drejtuar Kuvendit me një letër, lidhur me një kërkesë për kategorinë e votuesve, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia.

Celibashi tha se partitë politike dhe Kuvendi duhet të gjejnë mënyrën që kjo kategori votuesish ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“U kemi dërguar një letër partive politike në dijeni të kryetares së Kuvendit, për kategorinë e votuesve, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia. Janë rreth 20 mijë votues.

Partitë politike dhe Kuvendi, në kuadër të reformës të pritshme zgjedhore duhet të gjejnë mënyrën që kjo kategori votuesish ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Shqipëria, si një vend kandidat për t’iu bashkuar BE, nuk mund t’ia lejojë vetes që për çfarëdolloj arsye ta lërë pa votuar këtë kategori. Në vlerësimin tim kjo mbetet prioritare, dhe pse jemi të vetëdijshëm që për pjesën më të madhe të politikë ka prioritete të tjera”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë