Partia Socialiste nuk ka dorëzuar raportin e shpenzimeve për zgjedhjet lokale të 20 qershorit. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në një deklaratë për median listoi 16 partitë politike që nuk kanë depozituar shpenzimet e fushatës elektorale të 30 qershorit, ku në mes tyre përfshihet subjekti që i ka fituar 61 bashkitë, ajo Socialiste. Sipas ligjit afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 26 shtator.
Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore morën pjesë 36 parti politike nga të cilat 20 prej tyre i kanë dorëzuar raportet për financat e fushatës zgjedhore. Nga 20 raportet e dorëzuara, 14 subjekte e dorëzuan brenda afatit dhe 6 të tjera u dorëzuan jashtë afatit. Pas kontrollit të KQZ rezulton se 16 janë sipas formateve të standardizuara, 4 janë pa format.
“Nga 20 raportet e dorëzuara, 13 prej tyre u kthyen për plotësim për shkak se; Nuk ishin të gjitha fletët e raportit, si edhe duhen firmosur dhe vulosur të gjitha fletët; Mungonte formati kandidatit për kryetar bashkie; Plotësimit të raportit me shkrim dore, (duhet bërë në version elektronik)”, theksoi Hoxhaj.
Zgjedhjet e 30 qershorit për pushtetin vendor u bojkotuan nga opozita.
Nuk e kanë dorëzuar raportin financiar16 parti politike, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:
Partia Demokracia Sociale
Partia G99
Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Partia Unitetit Kombëtar
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia Socialpunëtore Shqiptare
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Partia Aleanca Kuq e Zi
Partia Kombëtare Konservatore Albania
Partia Emigracionit Shqiptar
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.