Ne rrjet

Zgjedhja e drejtuesve në Samitin e BE, si do të votojë Giorgia Meloni?

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen të enjten në Bruksel për një samit dyditor, temat kryesore të të cilit do të jenë shpërndarja e pozitave kyçe drejtuese në institucionet e bllokut dhe agjenda strategjike për pesë vjetët e ardhshme, si dhe Ukraina dhe Lindja e Mesme.

Udhëheqësit e shteteve anëtare duhet t’i emërojnë presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Meqenëse është një paketë, ata duhet të bien dakord edhe për emrin e presidentit të ardhshëm të Këshillit Evropian, emërimi i të cilit është përgjegjësi e krerëve të shteteve ose qeverive të shteteve anëtare, si dhe presidentit të Parlamentit Evropian, i cili zgjidhet nga eurodeputetët.

Negociatorët nga tre grupe politike, Partia Popullore Evropiane (EPP), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Liberalët (Reneë), arritën një marrëveshje për pozitat e larta në bllok.

Mediat italiane i kanë dhënë rendi këtij Samiti ku më së shumti kanë puntuar mbi votën që do të japë Giorgia Meloni.

Sipas raportimeve, Meloni mund të abstenojë, siç bëri Merkel pesë vjet më parë kundër von der Leyen, por mund të votojë edhe kundër paketës së emërimeve të paketuara tashmë nga tre familjet politike që përbëjnë shumicën, siç bëri hungarezi Orbán dhe britaniku Cameron në vitin 2014, kur emëruan Jean Claude Juncker.

Ka edhe një mënyrë të tretë ose të katërt në qarkullim: Meloni mund të kërkojë gjithashtu votën për çdo pozicion dhe në këtë mënyrë të arrijë në një vendim të diferencuar, po për Ursula von der Leyen, jo për kandidatët e tjerë.

Mos votimi në Këshill, pra as në Parlament, kur bëhet fjalë për miratimin e emërimit të drejtuesve, sigurisht që nuk do të forconte aspiratat e Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë