Pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë e shumicë, farmacitë dhe bankat duke filluar prej ditës së sotme mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 17:30.
Urdhri që zgjat fashën orare për këto aktivitete është botuar në Fletoren Zyrtare. Përveç zgjatjes së orarit të aktivitetit për aktivitetet në fjalë është zgjatur me 30 minuta edhe autorizimi për një pjesëtar të familjes që të kryerjen e shpenzimeve ditore.
Në pikën 1 të urdhrit theksohet se hyrja në farmaci, banka, apo pikat ushqimore lejohet vetëm për një person të autorizuar për familje dhe se autorizimi jepet një herë në ditë për një afat prej 90 minutash brenda fashës orare në fjalë.
Urdhri kërkon nga pikat ushqimore në fjalë dhe institucionet financiare që të respektojnë distancën e sigurisë prej 1 metër e gjysmë të klientëve nga njëëri tjetri dhe sigurimin e maskave dhe dorezave për punonjësit gjatë ushtrimit të detyrës.
Gjithashtu, deri në një periudhë të pacaktuar të mëvonshme do të vijojë edhe izolimi total në fundjavë. Duke filluar nga e premtja në orën 17:30 minuta e deri të hënën ndalohen të gjitha lëvizjet në qëndrat urbane të vendit, me përjashtim të mjeteve të transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




