Para

Zgjatet afati i linjës së likuiditetit të euros midis BSH dhe BQE

Banka e Shqipërisë dakordësoi me Bankën Qendrore Europiane zgjatjen e afatit të linjës së likuiditetit në euro, deri në muajin mars 2022.


Banka Qendrore Europiane(BQE) vendosi në muajin dhjetor 2020 të ofrojë një zgjatje të afatit prej nëntë muajsh të linjave të saj të përkohshme të marrëveshjeve SWAP dhe REPO me bankat qendrore të shteteve joanëtare të Eurozonës.
Qëllimi këtyre linjave të likuiditeitit në euro është përballimi i nevojave të mundshme për likuiditet në euro në rast të mosfunksionimit të tregjeve për shkak të COVID-19.


Sipas kësaj marrëveshje Banka e Shqipërisë mund të marrë hua deri në €400 milionë nga BQE.
Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet i dobishëm në kuadër të kujdesit ndaj efekteve të pandemisë mbi tregun financiar , pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolaterizuar nuk ka qenë e nevojshme të përdoret.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë