Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar. Ajo pason në këtë detyrë ish-gjytaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zhvilluan sot seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, të gjithë votuan Fiona Papajorgji, si të vetmen candidate në garë.
Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti.
Fiona Papajorgji u bë në 2019 anëtarja e 4-të e Gjykatës Kushtetuese, pas betimit para Presidentit të Republikës.
44-vjeçarja nga Vlora është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali kurse në vitin 2012 ka marrë gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit.
Papajorgji në vitet 2000-2008 ka ushtruar profesionin e asistent avokatit dhe me pas të avokatit pranë firmave ligjore në Bari. Gjatë periudhës 2009-2011 ka punuar si juriste pranë Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve në Gjykatën Kushtetuese ndërsa në vitet 2011-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




