Ngjarje

Zëvendëson Alma Canin, prezantohet drejtoresha e re e QSUT, Donjeta Bali

Nga Gazeta Si- Donjeta Bali do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas dorëheqjes së Alma Canit.

Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila e ka prezantuar sot Balin si drejtuesen e re.

Dje pas 14 muajsh në krye të QSUT, Prof. Dr. Alma Cani dha dorëheqjen, për t’u rikthyer sërisht tek spitali Shefqet Ndroqi, ku ishte nëndrejtoreshë.

Prof. Ass. Donjeta Bali prej 21 vitesh punon si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike në QSUT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë