Kryeministri Edi Rama firmosi të hënën në mëngjes shkarkimin e kryenegociatorit Zef Mazi. Ai e falenderoi Mazin për kontributin në arritjen historike të çeljes së negociatave. Por jo aq sa për ta mbajtur në atë detyrë, duke e zëvendësuar me një teknicene që ka punuar pranë Kryeministrisë së Drejtore e menaxhimit të projekteve me të huajt
Rama sqaron se prioritet i qeverisë tanimë do të jenë negociatat me BE duke ndërruar edhe profilin e ministrit të Shtetit nga ai i Rindërtimit tek Integrimi.
Ilir Meta kundërshtoi shkarkimin e Zef Mazit në daljen e parë pas pesë vitesh nga dera e LSI-së, sa kohe që fokusi do të jenë negociatat.
Po kush është Majlina Dhuka një figurë e panjohur publike që njihet në kryeministri me një profil krejtësisht teknik.
Majlinda Dhuka është diplomuar për juridik, dhe ka një eksperience mbi 20-vjecare në sektorin publik, e angazhuar edhe si lektore ne universitet.
Ajo ka eksperience në çështje të zhvillimit dhe rritjes, planifikim dhe menaxhim strategjik, projekte, financime, investime, bashkëpunimin për zhvillim etj
Dhuka ka qenë e angazhuar më herët në kryeministri si Drejtore për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.
Dhuka po ashtu është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.