Politike

Zëvendësimi i Sonila Bejtjes në Gjykatën Kushtetuese, lista me 10 emrat e kandidatëve

Gazeta Si – Presidenca ka publikuar sot joftimin zyrtar lidhur me procedurën për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja në datën 25 prill 2025.

Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit Bajram Begaj, “në mbështetje të neneve 93, 125, 127 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8577 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’”, ka miratuar me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, fillimin e procedurës së aplikimit.

Në njoftim thuhet se procedura synon “plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese”, ndërsa afati i pranimit të aplikimeve ka përfunduar tashmë.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Presidenca ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që shprehën interes për pozicionin e gjyqtarit kushtetues.

Lista e 10 kandidatëve të shpallur nga Presidenca

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Presidenca thekson se kjo është lista e kandidatëve që plotësuan kërkesat formale për të vijuar me fazat e mëtejshme të vlerësimit dhe verifikimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë