Ka ndodhur

Zetori del nga rruga në Kuçovë, humb jetën 55-vjeçari

Gazeta Si – Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndodhur sot në Kuçovë.

Policia sqaron se në rrugën rurale të fshatit Perondi, zetori që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë