Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të enjte në Miridtë. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur në fshatin Gziq dhe viktimë ka mbetur shtetasi R.Gj., 56 vjeç.
Viktima ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Lidhur me këtë ngjarje, është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




