Muzike

Zëri i Maestros, Battiato rrëfehet

Do të të mbroj prej frikërave dhe hipokondrive
Prej shqetësimeve që prej sot do të ndeshësh në rrugën tënde
Prej padrejtësive dhe mashtrimve të kohës tënde
Prej dështimeve që do të tërheqësh për shkak të natyrës tënde
Do të të liroj prej dhimbjeve e luhatjeve të humorit
Prej obsesioneve dhe manive të tua
Do të tejkaloj rrymat gravitacionale
Hapësirën dhe dritën që të mos plakesh
E do të të shëroj prej të gjitha sëmundjeve
Sepse je një qënie speciale
Dhe unë, do të kujdesem për ty
Kam humbur nëpër fushat e Tennessee
Si kam ardhur, kush e di
Nuk ke lule të bardha për mua?
Ëndrrat e mia më të shpejta se shqiponjat
Përshkojnë detin
Do të të sjellë mbi të gjitha heshtjen dhe durimin
Do të përshkojmë bashkë rrugët që shpien tek esenca
Aromërat e dashurisë do të dehin trupërat tanë

https://www.youtube.com/watch?v=UmE7nrfzcCo

Këto janë vargjet e këngës “la cura” të kantautorit Italian Franco Batiato që brezat e viteve 60-70 e kanë ndjekur me ëndje.
Një artist avanguard që ka eksperimentuar me muzikën dhe instrumentat, që njihet për një shumësi stilesh që ka thelluar dhe kombinuar mes tyre në mënyrë elektike dhe personale: pas fazës fillestare pop në vitet 60”, kaloi prej rrokut progresiv në avangardën e sofistikuar të dekadës tjetër. Vonë është rikthyer në gjurmët e muzikës së lehtë duke thelluar edhe këngën autor. Mes stieleve të tjera në të cilët është përfshirë janë muzika etnike, ajo elektronike e opera lirike. Gjatë karrierës së tij, ku ka korrur suksesin e publikut dhe kritikës, ai ka patur bashkëpunim me shumë profesionistë të fushës, mes tyre violinistin Giusto Pio dhe filozofin Manlio Sgalambro (bashkautor të shumë pjesëve të tij). Tekstet e tij reflektojnë interesat e tij mes të cilëve ezoterizmi, teorika filozofike, mistikja sufi dhe meditimi oriental. Muzikanti Batiato është angazhuar edhe në fusha të tjera të artit si piktura dhe kinemaja. Është një prej artistëve me numrin më të madh të mirënjohjeve nga Club Tenco, me tre Targa dhe një çmim Premio Tenco.

Përballë këtij bagazhi artistik dhe muzikës së kohës së tij që e ndjek edhe sot, artisti shumëdimensional 73 vjeçar, Batiato vendos në peshore këngëtarët e rinj, e ata që dalin prej programeve që zbulojnë talente.
“Sot niveli mesatar i muzikës pop më ngjan shumë i ulët. Ajo që dëgjohet dhe shihet në disa talent show është patetike. Për fat të mirë mund të strukesh në disa gene të caktuara të së kaluarës ku, çdo herë që i dëgjon, kompozimi i tyre na kujtonqë muzika është një urë mes realitetit tonë të shfaqur dhe hyjnores”. Kush e di nëse, duke artikuluar këto fjalë, Franco Battiato do të ketë qenë i ndërgjegjshëm se shumë syreshë e rendisin edhe atë në listën “e disa geneve të së kaluarës”. Me shumë mundësi, përgjigjja është jo. Edhe ai, “maestro-ja”, mbetet një prej referimeve më të larta të muzikës italiane.

Për muzikën -por jo vetëm -kantautori flet me Giuseppe Pollicelli në librin intervista “Temporary Road – (një) Jetë e Franco Battiato”, edituar prej La nave të Teseo, duke gjurmuar karrierën e tij larg prej llampave të kuqe të kamerave, në Siçili ku ka zgjedhur të kthehet të jetojë sepse-pavarësisht suksesit botëror – Battiato kurrë nuk e ka dashur mondanitetin. “Nuk e kisha fare idenë se ç’ishte fama – tregon -. E kam kuptuar, me kalimin e kohës, pas suksesit të La voce del padrone”. Ishte 1981, Battiato kishte regjistruar dhjetë albume në studio. Patriots, i publikuar në 1980, kishte shitur 100 mijë kopje. “Unë – shpjegon në libër- mendoja se dimensione im qe ai, Mendova se kisha arritur kulmin tim të popullaritetit si muzikant “.

Mandej del ai disk me kopertinën bardhë e zi dhe palmat në sfond dhe gjithçka ndryshon: La voce del padrone do të ishte albumi i parë Italian që tejkalonte milionin e kopjeve të shitura. “Si e përjetove atë moment?”, e pyet maestron gjatë intervistës gazetari Pollicelli. “Jo mirë – përgjigjet Battiato -. Doja të braktisja gjithçka. Për faj të fansave që e sulmonin në klube, dhe shqyenin rrobat e tij e madje fshiheshin në dhomën e tij të hotelit me bashkëpunimin e stafit.
Si ia dole? Duke hedhur poshtë pritshmëritë e publikut. Paradoksalisht, qe falimentimi i diskut L’arca di Noè që shpëtoi Battiato që të mos humbte “qendrën e gravitetit të përkohshëm” të tij.

“Aspekti pozitiv i publikut Italian është që ndonjëherë mund të të vendosë në pozicion të vështirë – tregon -, duke e pritur një këngë në një mënyrë që nuk e kishe parashikuar, por nuk ka kapacitetin të ndjekë një artist edhe në lëkura të tjera nga e zakonshmja. Italianët, në mënyrë tëndencioze nuk duan bastet, preferojnë të dëgjojnë përherë të njëjtën këngë në vend që të aventurojnë në një terren novator”.

Një jetë dedikuar artit: “Unë jam krijuar, nëse mund të shprehem në këtë mënyrë, mbi të gjitha për të bërë këngë”, konfirmon Battiato që në një moment tjetër të librit rithekson më mirë konceptin: “Në një pikë të karrierës time u ndërgjegjësova që kam ardhur në botë mbi të gjitha për një qëllim: ti njoh njerëzit me tema të vështira falë një muzike të pajisur me një kapacitet të fortë komunikues”.

Në çdo pjesë të tijën dhe në çdo përgjigje ka një thellësi që destabilizon, që ndjellë frikë, ashtu si zgjedhjet e tij radikale të vetmisë: “Rruga ime është ajo -tregon- . Unë mendoj që bashkimi i çiftit, potencialisht, është kushti ideal për qeniet humane: vetëm yin e yang përzihen. Por kombinimet perfekte janë tepër të rralla, gati inekzistente. Në pjesën më të madhe të rasteve përkthehen në dënime autentike. Për mua qe kështu: ndoshta sepse, në mënyrë banale, nuk kam takuar kurrë “njeriun e duhur””. Një koncept i trajtuar edhe në tekstin e këngës Testamenti në të cilin Battiato feston “lirinë reciproke të mospasurit të një lidhjeje: “Është një recetë jete – shpjegon -. Dua të qëndroj me njerëzit me të cilët ndjehem mirë, por nuk dua të kem kufizime kontratash ose t’i imponoj ato ». /Sabina Veizaj

Testamenti

Iu lë trashgimtarëve paanësinë, vullnetin për tu rritur dhe kuptuar,
një vështrim të ashpër dhe tërheqës, që të mos ofendojë kotësisht.

Lë ushtrimet e mia të frymëmarrjes,
Krishti tek Ungjijtë flet për rimishërim.

Lascio agli amici gli anni felici, delle più audaci riflessioni,
la libertà reciproca di non avere legami

Dhe më pëlqente shumëçka prej jetës sime të vdekshme,
Edhe aroma që asparagët i jepnin urinës.

Ne nuk vdesim kurrë,
Ne nuk lindim kurrë!

Koha e humbur kush e di përse, nuk fitohet kurrë,
Gjuhët urbane gërshetohen e përzihen në të përditshmen.

” Faktet nuk kishin për qëllim të jetonin si të shëmtuar,
por për të ndjekur virtytin dhe njohurinë “…
Idea e të dukshmes josh, shpresa ime pret.

Duke u varur në degët e zhveshura, pika e shiut bien ngadalë,
Ndërsa një laraskë,në majë të një selvie, sheh.
Fatkeqësi që unë nuk mund të fluturoj, por rëniet e këqija në errësirë
Më kanë mësuar të ringjitem.

E më pëlqente gjithçka prej jetës sime të vdekshme,
Ne nuk kemi vdekur kurrë, e lindur nuk kemi kurrë.

We never die, we were never born!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë