Motosport

Zëra nga Anglia, Mik Shumaker ndahet me Ferrarin në fund të vitit

Gazeta Si – Mik Shumakaer pritet të shkëputet plotësisht nga Ferrari në fund të vitit dhe të dalë pilot i lirë në merkato për 2023-shin. Janë zërat e fundit që vijnë nga Anglia, ku shkruajnë se në fund të 2022-shit do të shkëputet ‘kordoni’ që e lidh djalin e Mikael Shumakerit me skuderinë nga Maranelo.

Piloti 23-vjeçar është në kërkim të një skuadre të re për sezonin e ri. Alpine, Uilliams dhe Alpha Tauri janë në krye të listës për gjermanin që hyri në akademinë e Ferrarit në fillim të 2019-ës. Mik ka shijuar shpesh makinat e kësaj skuderie para se të ulej në timonin e Haas.

Këtë vit historia ka ndryshuar. Pak sinjale kompetitive, disa incidente dhe mbi të gjitha vështirësi në sfidën me Kevin Magnusen, i cili zëvendësoi Mazepin. Shumaker mban vendin e 15-të në klasifikim, me 12 pikë, kurse danezi është në vend të 11-trë, me 22 pikë.

Mik mori pikë në dy gara radhazi në gjysmën e parë të korrikut, i teti në Silverston dhe i gjashti në Austri, por pastaj nuk mundi të futej në top ten.

Sipas ‘Autosport’, vitin e ardhshëm me Has do të garojë Antonio Xhovinaci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë