Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një takim në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz mbi negociatat e deritanishme Ukrainë-Rusi.
Zelensky deklaroi për gazetarët se uniteti mes Evropës, Ukrainës dhe SHBA-ve është vendimtar në negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Pas këtij takimi, lideri ukrainas u nis drejt Brukselit ku do të zhvillojë një bisedë me dyer të mbyllura me shefin e NATO Mark Rutte, presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen dhe presidentin Europian Antonio Costa.
Në mesnatë Zelensky do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të pritet në Romë nga kryeministrja Giorgia Meloni. Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet në orën 15:00 në Palazzo Chigi.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se bisedimet me udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës në Londër ishin produktive, duke shtuar se propozimet për paqe po finalizohen dhe do t’u ndahen Shteteve të Bashkuara të martën.
“Mendoj se plani do të jetë gati nesër, në mbrëmje. Mendoj se do ta shqyrtojmë përsëri dhe do t’ia dërgojmë Shteteve të Bashkuara”, tha Zelensky. Zelensky tha se propozimet e reja për t’i dhënë fund luftës përfshijnë 20 pika, por se ende nuk është arritur asnjë kompromis për territorin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



