Bota

Zelensky reagon pas takimit me Trump: Takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas takimit me homologun amerikan, Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Ai u shpreh se ishte takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik.

“Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që kemi mbuluar. Mbrojtja e jetës së njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër. Një takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”, tha Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë