Bota

Zelensky për Fox News: S’i kërkoj falje Trump-it

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky nuk kërkoi falje për debatin e nxehtë me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale, por tha për Fox News në një intervistë ekskluzive se ishte i bindur se marrëdhënia e tyre mund të shpëtohet..

“Jo, unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan, mendoj se ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë. Nuk jam i sigurt nëse bëmë diçka të keqe. Mendoj se disa gjëra duhet t’i diskutojmë jashtë mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe mediat e lira”, tha presidenti i Ukrainës.

Volodymyr Zelensky shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në mund të riparohet ende pas shkëmbimeve të ashpra me Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj,” tha Zelensky në Fox.

Presidenti Trump u tha gazetarëve më vonë të premten se Zelensky po “tepron” dhe duhet të pranojë të mbyllë luftën “menjëherë”.

Takimi i Zelenskyy me Trump dhe Zëvendës Presidentin JD Vance shpërtheu në një debat të zhurmshëm në Shtëpinë e Bardhë të Premten që u pa në mbarë botën. Presidenti ukrainas udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me Trump, pasi komandanti i përgjithshëm tha se negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë janë në fazën përfundimtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë