Gazeta Si – Presidenti amerikan Donald Trump ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenski, gjatë fluturimit të kthimit nga Alaska.
Sipas Sekretares për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, presidenti kaloi pjesën më të madhe të fluturimit 6-orësh në telefon. Pas bisedës me Zelenskyn, Trump foli edhe me zyrtarë të NATO-s.
Ndërkohë Volodimir Zelenski, ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën, 18 gusht, në Washington.
Pas takimit në Alaskë Trump-Putin, Zelenski tha se mbështet propozimin e Donald Trump për një “takim trepalësh midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”.
Kievi “thekson se çështjet kryesore mund të diskutohen në nivel udhëheqësish dhe se një format trepalësh është i përshtatshëm për këtë qëllim”, shtoi ai.
“Ukraina riafirmon gatishmërinë e saj për të punuar me maksimumin e mundshëm për të arritur paqen. Presidenti Trump më informoi për takimin e tij me liderin rus dhe pikat kryesore të diskutimit. Është e rëndësishme që fuqia e Amerikës ka ndikim në zhvillimin e situatës,” ka deklaruar Zelensky.
“Të hënën do të takohem me Presidentin Trump në Washington për të diskutuar të gjitha detajet lidhur me përfundimin e vrasjeve dhe luftës. Jam mirënjohës për ftesën. Është e rëndësishme që europianët të jenë të përfshirë në çdo fazë për të siguruar garanci të besueshme sigurie së bashku me Amerikën. Diskutuam gjithashtu sinjale pozitive nga ana amerikane për pjesëmarrje në garantimin e sigurisë së Ukrainës. Vazhdojmë të koordinojmë pozicionet tona me të gjithë partnerët. Falenderoj të gjithë ata që po ndihmojnë”, shton ai.
Takimi në Alaskë, megjithëse i rëndësishëm për përpjekjet diplomatike, nuk arriti të sjellë rezultate konkrete për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



