Gazeta Si – Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen me SHBA për mineralet e rralla, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka reaguar për debatin me tone të ashpra me presidentin Donald Trump dhe zëvendësin e tij, J.D.Vance.
Në një reagim në rrjetet sociale, Zelenski përmend 4 herë fjalën “faleminderit”. Kjo për shkak se gjatë debatit të tensionuar, Trump dhe zëvendësi i tij JD Vance i thanë Zelenskit se duhet të jetë më falënderues ndaj SHBA-së.
Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you @POTUS, Congress, and the American people.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2025
Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.
“Faleminderit Amerika, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidentit të SHBA, Kongresit dhe popullit amerikan. Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe po punojmë për këtë gjë”, shprehet Zelenski.
Takimi i Trump-Vance me Zelenskin ishte tërësisht i tensionuar dhe me tone të larta. E gjithë biseda u transmetua në televizione.
Diskutimi i ashpër bëri që Trump dhe Zelenski të mos nënshkruanin marrëveshjen për mineralet e rralla, teksa Presidenti Trump urdhëroi që pala ukrainase të largohej nga Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale më parë.
Vance akuzoi Zelenskyn se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




