Bota

Zelenski: Ndaloni Putinin, është si Hitleri! Bajden: T’i kundërvihemi agresorit

Gazeta Si – Presidenti ukrainas, Zelenski, ka mbërritur në Nju Jork, ku merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai ka bërë sërish apel për të ndalur Vladimir Putinin.

“Falënderoj SHBA-të për mbështetjen”, – ka thënë Zelenski. Ai ka vënë theksin te nevoja për të “ndalur Putinin, sepse është njësoj si Hitleri. Do të paraqes një propozim për OKB-në kundër agresionit”.

“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë të dhunojë Ukrainën pa pasoja, – është shprehur presidentin amerikan, Xho Bajden. – Por po ju pyes: nëse braktisim principet thelbësore të kartës së OKB-së për një agresor, shtetet pjesëtare mund të ndihen të sigurt se janë të mbrojtur?

Nëse lejojmë që Ukraina të zhduket, pavarësia e vendeve do të jetë e garantuar? Përgjigja është jo. Duhet t’i kundërvihemi sot këtij agresori për të shkurajuar të tjerë agresorë të mundshëm nesër”. Këto ishin fjalët e Bajden në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë