Gazeta Si – Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski, gjatë tensionit të fortë që pati me homologun e tij amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, i ka treguar miliarderit fotografi të të burgosurve ukrainas të luftës, të mbajtur nga Rusia.
Zmadhimi i njërës prej imazheve tregon emrin Volodymyr Shevchenko, i cili duket se kaloi më shumë se dy vjet në një burg rus si rob lufte, sipas një faqe interneti.
“Ata e mbajtën atë në një qeli me 15 persona të tjerë,” thotë faqja e internetit akmu. “Na rrahin çdo ditë”, thoshte ai.
Ndryshe nga “lajkat” e djeshme të kryeministrit britanik Keir Starmer, Zelenskyy duket se po përballet me Trumpin me realitetin e ashpër të luftës për ukrainasit që nga pushtimi i Rusisë.
Presidenti ukrainas tha se Trump nuk duhet të ndalojë kurrë së mbështeturi Ukrainën. Duke i treguar homologut të tij amerikan foto të ushtarëve ukrainas që u kthyen nga robëria, si dhe fotografi të mizorive ruse, ai ka thënë se “nuk duhet të ketë kompromise me një vrasës të shtetit tonë”.
Në të njëjtën kohë, Trump ngriti çështjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s. Ai foli ngrohtësisht për Poloninë, duke e përshkruar atë si një “aleat model”.
I pyetur nga një gazetar nëse SHBA do të dërgonte më shumë armë në Ukrainë, Trump tha se qëllimi i tyre është t’i japin fund luftës, jo të dërgojnë pajisje të reja. Por më pas ai nuk e përjashtoi plotësisht: “Shpresa është që nuk do të na duhet të dërgojmë shumë, sepse po kërkoj ta përfundoj shpejt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




