Politike

Zëdhënësja e Bashës: Nikolla të japë llogari pse futi në seancën e të enjtes Flamur Nokën e përjashtuar

Zëdhënësja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina, përmes një deklarate zyrtare, tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka futur në seancën e të enjtes (ku u votua edhe amnistia penale)  deputetin demokrat Flamur Noka i cili, sipas saj, me vendim sekretariati ishte i përjashtuar.

“Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë të përjashtuar më parë. E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, ku fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambjentet e Kuvendit. E bëri edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend. Ndaj, Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm. A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre? Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren” , tha Karabina


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë