Gazeta Si – Hije të një tjetër skandali mbi botën e tenisit. Televizioni i njohur gjerman ZDF zotëron dokumentacionin e ITF-së, Federatës Ndërkombëtare, mbi disa ndeshje të trukuara.
Në qendër të hetimit është trajneri bjellorus Yahor Yatsyk dhe dy sportistë të tij. Nikoloz Basilashvili, numri 26 ATP, që Yatsyk e ka stërvitur për 18 muaj nga 2013-a, si dhe Aslan Karatsev, numri 42 në botë, me të cilin ka bashkëpunuar nga 2018-a në 2021-shin.

Sipas ZDF-së, Yatsyk i ka paguar dy tenistët në disa raste për të trukuar ndeshjet e tyre. Nën hetim janë të paktën 5 ndeshje.
Televizioni gjerman bën me dije se ndeshjet në fjalë janë shoqëruar me oshilacione të pazakonta dhe ka pasur baste të larta kur luante Karatsev.
Në periudhën e bashkëpunimit të tij me Yatsyk kanë tërhequr vëmendjen dy ndeshje, një ndeshje çift në 2019-ën në Finlandë dhe një tjetër po çift në 2020-ën në Kazakistan. Të dyja ndeshje të ‘Challenger Tour’.
Për Basilashvilin dyshimet lidhen me një ndeshje çift në turin e parë të Uimbëlldon 2021, bashkë me moldavin Radu Albot. Dyshimet kanë lindur nga fluksi shumë i lartë i basteve për humbjen e tyre, me shuma deri në gjysmë milioni dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



