Treg

Zbutet tkurrja e eksporteve

Nga Gazeta 'SI' - Rënia e eksporteve është ngadalësuar gjatë muajit nëntor, por shifrat vijojnë të jenë pesimiste.

Në muajin e njëmbëdhjetë të këtij vit, eksportet e mallrave arritën vlerën 30 mld lekë, duke u ulur me 8.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 2.8%, në krahasim me tetorin e po të njëjtit vit. Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 73 mld lekë, duke u rritur me 2%, në krahasim me një vit më parë, por paraqiten me rënie prej 5% krahasuar me një muaj më parë.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 10.9%, krahasuar me nëntor 2023 dhe duke u ulur me -6.5%, në krahasim me tetor 2024.

Për të gjithë 11-mujorin, eksportet e mallrave arritën vlerën 347 mld lekë, duke u ulur me rreth 14%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 816 mld lekë, duke u rritur me 2%, krahasuar me një vit më parë.

Në uljen e eksporteve prej 8.5%, kanë ndikuar negativisht grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 3.4 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 1.7 pikë përqindje.

Në rritjen e importeve prej 2,%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1.7 p.p, “Tekstile dhe këpucë” me - 1.1 p.p. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,5 p.p “Produkte kimike dhe plastike” me +1,2 p.p.

Gjatë periudhës vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (13,6 %), Kosova (9,3 %) dhe Greqia (19,0 %). Ndërkohë, vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është Kina (16,6 %) dhe SHBA (59,9 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë