Një 61-vjeçar me iniciale A.T., u kap në flagrancë, pasi kishte dërguar një grua në një hotel të Tiranës për të ushtruar prostitucion.
Lokali ishte në pronësi të 61-vjeçarit dhe përdorej si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit.
Nga kjo veprimtari e paligjshme, ai merrte një pjesë të fitimit nga femrat që ushtronin prostitucion dhe nga klientët e angazhuar, të cilët kryenin marrëdhënie nëpërmjet pagesës.
Në vijim të operacionit, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, edhe shtetasi Q.A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gj.P., 61 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.