Ka ndodhur

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Vaun e Dejës me 140 kg kanabis. Në pranga 4 persona (Video)

Gazeta Si - Katër persona janë arrestuar në fshatin Naraç të Vaut të Dejës, në kuadër të luftës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Shkodrës njoftoi se ka sekuestruar 140 kilogramë kanabis në trajtë boçesh. Lënda narkotike u gjet në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Sipas policisë, në pranga përfunduan babë e bir dhe dy vëllezër. “Në vijim, u arrestuan në flagrancë shtetasit Zef Shtjefni, 61 vjeç, Gent Shtjefni, 38 vjeç (babë e bir), Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç”, - njoftoi policia.

Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.

Ata akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë