Ka ndodhur

Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

Policia e Fierit ka zbuluar brenda një banese në fshatin Vadhizë një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Në këtë banesë kishte dhe lidhje të paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE, I. G., 63 vjeç dhe R. M., 61 vjeç.

Policia sekuestroi 41 bimë narkotike kanabis, 57 fidanë kanabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë