Kosova

Zbulohet rasti i parë i murtajës afrikane te derrit në Kosovë

Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit në Kosovë. Pas lajmërimit për dyshime të prezencës së sëmundjes, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë mostra në fermën ku është dyshuar rasti. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjërave rreth fermës ndërkohë që ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km.

AUV ka themeluar shtabin e krizës i cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës duke mbikëqyrur veprimet për parandalim të përhapjes së sëmundjes si dhe është kërkuar që fermerët të raportojnë të gjitha rastet e dyshimta.

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent kur ka simptoma tek derrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë