Tre vite pas nisjes së pandemisë, studiuesit kanë zbuluar shkaqet pse shumica dërrmuese e njerëzve pësonin forma të rënda të Covid-19, ndërsa disa të tjerë jo vetëm që infektoheshin rëndë, por edhe humbën jetën.
Studiuesit e Universitetit të Sidney (Australi), kanë botuar në prestigjozen “PLOS Biology” një zbulim i cilësuar prej tyre “çmendurisht interesant” lidhur me praninë e një proteine që ndodhet në organizmin tonë por që pakkush ia ka njohur funksionin.
Studimi tregoi se te rastet e rënda me Covid-19 apo te viktimat e pandemisë ka munguar prezenca e LRRC15 (leucine-rich repeat-containing protein 15)e cila është receptor që lidhet me proteinën spike të SARS-CoV-2, dhe nuk e lejon atë të futet në qelizë.
Gjatë dy viteve të para të pandemisë, studimet shkencore treguan se shkaku për futjen e virusit Covid-19 në qelizë ishte një tjetër receptor i quajtur ACE2.
Por studimi i Sidney, tregoi se prezenca e LRRC15 ishte shkaku i jetëve të shpëtuara, ndonëse u infektuan nga koronavirus.
Mjekët thonë se megjithëse njihet që në vitin 2008, roli i proteinës LRRC15 e cila lidh adenoviruset dhe nuk i lejon të futen në qelizë, kjo nuk u mor parasysh në vitet e pandemisë, ose askujt nuk i shkoi ndër mend.
Sipas mjekëve, në sisteme imunitare të dobëta, vërehet mungesë e proteinës LRRC15.
Gjetjet konfirmohen në të gjitha hallkat dhe LRRC15 zbulohet të jetë një molekulë shumë e rëndësishme që vesh nga jashtë fibroblastet dhe shërben për të kapur virusin SARS-CoV-2 dhe për të mos e lejuar që të futet në qelizat e mushkërive.
Të dhënat e studimit konfirmojnë që nivelet më të larta të LRRC15 mbrojnë njeriun nga format e rënda të Covid-19, nga humbja e jetës dhe nga formimi i fibrozës në mushkëri.
Në përfundim, studiuesit shprehen se molekula LRRC15 do të shërbejë për të krijuar medikamente me veprim të gjerë që mund të bllokojnë infektimin viral, madje edhe të frenojnë fibrozën e mushkërive.
Pandemia e Covid-19 është sfida më e madhe e shëndetit publik në kohën tonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




