Futboll

Zbulohet plani i UEFA-s! Lamtumirë Champions, Superligë me ngjitje dhe rënie ekipesh

Gazeta Si – Numri 1 i institucionit që drejton futbollin europian, Aleksander Ceferin, po planifikon një ligë të re. Kështu do të eleminohehsin kompeticionet kontinentale për klubet.

UEFA po studion mundësinë e revolucionarizimit të vërtetë të tre kompeticioneve europiane, duke shkuar përtej Superligës, siç kemi dëgjuar vitet e fundit. Zbulimi i bujshëm vjen nga ‘El Pais’, që bën me dije se Ceferin kërkon të krijojë një turne të gjithin të ri, me 3 liga me nga 18 skuadra secila, me ngjitje dhe rënie nga kategoria.

Aleksandar Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 2 tetor 2023

Diçka që frymëzohet nga Liga e Kombeve aktuale. Një lloj kampionati europian me më shumë ndeshje në kalendar, që do të ‘errësonte’ ndeshjet kombëtare.

Në detaj do të ishin dy skuadra që bien nga liga e parë dhe e dytë, ndërkohë që janë 4 ato që ngjiten dhe bien nga dy ligat e tjera. Projekti në fjalë mendohet të startojë në vitin 2027, çka do të thotë eliminim total i Championsit, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

Mbetet për të kuptuar se cilat do të jenë kriteret e pranimit në turneun që tashmë ka ngritur diskutime. Në kalendar natyrisht do të shtoheshin ndeshjet me protagonistë klubet e mëdha dhe rrjedhimisht edhe spektakli. Ata që nuk do të gëzohen do të jenë trajnerët, të bezdisur që tani për numrin e lartë të ndeshjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë