Ka ndodhur

Zbulohet parcela me 1.000 fidanë kanabisi në Libofshë, arrestohet 63-vjeçari

Gazeta Si – Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Policia ka ndërhyrë në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, ku fidanët ishin mbjellë dhe po kultivoheshin në mënyrë të fshehtë. Pas zbulimit, bimët narkotike janë asgjësuar përmes djegies në vendngjarje.

Në përfundim të veprimeve hetimore është arrestuar autori i dyshuar, një 63-vjeçar me inicialet A. M., banor i zonës. Sipas burimeve policore, ai dyshohet se ishte përgjegjës për kultivimin e fidanëve.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë veprimtari janë përfshirë edhe persona të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë