Gazeta Si – Zbulohet një magazinë në Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarrë të futura kontrabandë në vendin tonë.
Magazina ndodhet në rrugën “5 Maji”, ndërkohë që fishekzjarrët priteshin të shiteshin gjatë festave të fundivitit.
Policia tha se në pranga janë vënë dy të rinj, I.K., 22 vjeç dhe E.S.,, 20 vjeç, të cilët kanë qenë administratorë të këtij subjekti.
Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarrë të kalibrave të ndryshme.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




