Ka ndodhur

Zbulohet një bazë armësh në Tiranë në zonën e ‘5 Majit’

Gazeta Si – Një bazë armatimesh është zbuluar këtë të mërkurë në zonën e “5 Majiit” në një bllok pallatesh banimi.

Burime paraprake shprehen se janë sekuestruar predha antitank, municion luftarak e armë zjarri të kalibrave të ndryshëm.

Armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi të bllokut të pallateve.

Nuk ka ende persona të arrestuar. Po punohet për të identifikuar përdoruesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë