Gazeta Si – Në Fier, policia ka zbuluar një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te persona të përfshirë në veprimtari kriminale.
Policia tha se në pranga përfundoi 38-vjeçari M. R., banues në Fier, i cili u kap teksa lëvizte me automjet në lagjen “Kastriot”. Gjatë kontrollit, në mjetin e tij u gjet një armë zjarri pistoletë pa leje dhe një shumë parash prej rreth 3 mijë e 500 eurosh.
Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e një banese të pabanuar që 38-vjeçari e përdorte si bazë për mbajtjen dhe tregtimin e armëve. Nga kontrolli në ambientet e saj u sekuestruan 13 armë zjarri, mes tyre 3 të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator, 2 silenciatorë, 12 karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



