Gazeta Si – Një sasi e konsiderueshme armësh zjarri dhe municionesh është zbuluar në Vlorë në një ndërtesë të vjetër dhe të pabanuar në lagjen “Hajro Çakërri”.
Sipas njoftimit zyrtar, policia tha se gjatë një kontrolli të ushtruar në katin e dytë të ndërtesës, efektivët zbuluan të fshehura pas një muri dy armë automatike, 12 granata difensive, 14 ndezës granatash dhe mbi 2200 fishekë luftarak.
Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si pjesë e masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
2 armë zjarri automatike;
12 granata difensive (pa ndezës);
14 ndezës granatash, të mbështjellë me letër;
Rreth 2200 fishekë luftarak.
Armët dhe municioni i sekuestruar do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur më parë në ngjarje kriminale.
Nga verifikimet e kryera, u konstatua se ndërtesa ku u gjet arsenali është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në të njëjtën lagje. Për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.