Zbulohet një varr monumental i periudhës romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Në fshatin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.
Ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.





Varri përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur.
Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale. Në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar i cili pritet të analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.
Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



