Gazeta Si – Një magazinë në Tiranë, ku përgatitej lëndë narkotike në doza me qëllim shitjen e saj, është zbuluar këtë të premte në Tiranë. Policia thotë se gjatë operacionit policer të koduar “Warehouse”, janë vënë në pranga pesë persona.
Të arrestuarit janë: Xhoi Zina, 25 vjeç, Redion Kuqi, 21 vjeç, Erdi Gjiriti, 37 vjeç, Ardit Citaku, 22 vjeç dhe Angjelina Koçi, 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.
Sipas policisë, në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë.
Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me shtetasen Angjelina Koçin.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u arrestuan në flagrancë Ardit Citaku dhe Erdi Gjiriti, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e Zinës u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta. Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


