Ka ndodhur

Zbulohet magazina me 700 bimë kanabisi në Krujë (Video)

Gazeta Si – Një “shtëpi bari” është zbuluar në Krujë, duke çuar në pranga 4 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.

Policia thotë se janë arrestuar në flagrancë Gj.G., 23 vjeç dhe G.P., 18 vjeç, në ambientet e magazinës ku prodhohej kanabisi.

Gjithashtu, u shpall në kërkim V.B., 38 vjeç pronar i magazinës, si dhe D.V., 32 vjeç dhe L.V.,31 vjeç vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të pronarit.

Gjtë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, 22 vjeç me detyrë elektricist dhe Lulzim Mançe, 31 vjeç me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 700 bimë të dyshuara narkotike, llamba elektrike, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultvimin e bimëve narkotike në ambient të mbyllur.

Ky operacion u zhvillua bazuar në informacionet e siguruara se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë, kultivoheshin bimë narkotike.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e magazinës me sipërfaqe rreth 400 metër katror, kanë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në vazo, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë