Ka ndodhur

Zbulohet laboratori për prodhimin e dokumenteve false, i shisnin nga 500-300.000 euro

Katër persona janë arrestuar, pas zbulimit të një laboratori të dyshuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit dhe një ambienti ku ushtrohej aktiviteti i dyshuar i mashtrimit kompjuterik.

Përveç personave të ndaluar, me iniciale P.M., 61 vjeç, banues në Tiranë, H.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, A.R., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe E.M., 21 vjeç, banues në Korçë, janë shpallur në kërkim edhe A.T., 52 vjeç, banues në Elbasan dhe I.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit “Identiteti”, policia sekuestroi dokumente dhe fotokopje dokumentesh të huaja dhe shqiptare, të dyshuara të falsifikuara, pajisje kompjuterike, ‘lap-top’ dhe karta bankash të huaja.

Sipas policisë, pre e mashtrimit nga të arrestuarit, të cilët zotronin të dhënat personale, kanë rënë edhe disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500 deri në 3.000 euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ambiente në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: pasaporta dhe karta identiteti bullgare, karta identiteti spanjolle, pasaporta, karta identiteti dhe leje drejtimi italiane, fotokopje dokumentesh të huaja e shqiptare, pasaporta shqiptare, certifikata, 11 njësi kompjuterike, karta bankash, laptopë, USB.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë