Ka ndodhur

Zbulohet gomonia 11 metra e gjatë në Vlorë, dyshohet për trafik droge

Një 52-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi dyshohet se fshihte një mjet lundrues me qëllim trafikimin e tij. Policia thotë se mjeti detar ishte 11 metra i gjatë dhe pas një kontrolli në kuadër të luftës kundër drogës, e ka pikasur atë në një magazinë pranë Pyllit të Sodës.

Gomonia ka qenë pa motorë dhe sipas policisë ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A.M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Gjithashtu, ky shtetas, ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Tashmë, ndaj 52-vjeçarit, rëndojn akuzat për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë