Gazeta Si – Policia ka zbuluar një garazh, i cili ishte përshtatur për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Lezhë.
Në një njoftim për mediat, thuhet se në pranga kanë rënë tre 24-vjeçarë, njëri prej të cilëve pronari i garazhit.
Policia tha se u arrestuan: Rigers Marku, Reneo Përgjini, Erisolo Marku. Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit, u gjetën 70 doza kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.
Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.