Rend dhe Ligj

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Elbasan, 4 persona në pranga, mes tyre dy kolumbiane

Nga Gazeta Si- Dy shtetase kolumbiane, 20 dhe 24 vjeçe, kanë rënë në prangat e Policisë në Elbasan për ushtrim prostitucioni.

Sipas Policisë, po ashtu në pranga kanë rënë edhe dy shtetas, 25 dhe 43-vjeç, për shfrytëzim prostitucioni, pasi u kapën në banesën e kolumbianeve gjatë aksionit policor.

Ndërkohë Policia vijon punën për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.  

“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni. Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar "Fee", kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë